Kupa e Amerikës / Luhet çerekfinalja e dytë Venezuelë- Kanada

Kupa e Amerikës / Luhet çerekfinalja e dytë Venezuelë- Kanada

Sot në 03.00 do të zhvillohet sfida e dytë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Amerikës ndërmjet Venezuelës dhe Kanadasë në ‘’ ATT Stadium ‘’ të Texasit.

‘’ La Vinotinto ‘’ ka befasuar në grupin B me tre fitore shumë të merituara, ndërsa rivalët u renditën poshtë Argjentinës në grupin A.

Sigurisht Kanadaja e Jesse Marsch është një ekip shumë cilësor në përbërje, me lojtarë si Jonathan David, Alphonso Davies dhe Ismael Kone ndër të tjerë, të cilët mund ti vënë në vështirësi të besuarit e Fernando ‘’ Bocha ‘’ Batistas.

Kanadaja e filloi Kupën e Amerikës me një humbje kundër ‘’ Albicelestëve ‘’, më pas befasoi Perunë dhe në fund barazoi me Kilin me rrjeta të paprekura.

Ndërsa amerikano-jugorët natyrisht meritojnë duartrokitje, nën drejtimin e trainerit argjentinas, i cili ia ka ndryshuar imazhin kësaj kombëtareje.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në fazën e grupeve Venezuela pësoi vetëm një gol, atë ndaj Ekuadorit dhe shënoi gjashtë, duke treguar superioritet në çdo fazë të lojës, edhe pse e filloi me disavantazhin ndaj ‘’ Trikolorëve ‘’.

Ndikimi i Fernando Batistas kuptohet qartazi por gjithsesi do të jetë një sfidë e shumë luftuar dhe ajo kombëtare e cila do të gabojë më pak do të kalojë në gjysëmfinale.

Sigurisht numri një i stolit është treguar shumë i kujdesshëm edhe në deklaratat për shtyp i cili është i ndergjegjshëm për rëndësinë e rivalit por beson tek potenciali i nxënësve të tij dhe se kjo Venezuelë ka ende për të treguar në Kupën e Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy