
Futbollisti anglez, Dele Alli, vazhdon rënien sa i përket karrierës. Edhe aventura te Besiktas nuk po shkon ashtu si lojtari do të dëshironte.
Trajneri i skuadrës turke, Senol Gunes, ka vendosur ta përjashtojë nga skuadra anglezin deri në fund të sezonit.
Shkak për këtë sipas trajnerit, është bërë mosimpenjimi i Dele Alli në stërvitje. Drejtuesit e kanë pranuar kërkesën e trajnerin dhe e kanë përjashtuar lojtarin, ndërsa edhe stërvitjen do bëjë me të rinjtë.



