
Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Mesfushori Gbolahan Mustapha, është lojtari më i ri i verilindorëve. Nigeriani ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Kukësin dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Rrahman Hallaçi. “Kukësi njofton se mesfushori Gbolahan Mustapha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër. 22 vjeçari, i lindur në Lagos, Nigeri, vjen te Kukësi nga kampionati nigerian! Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Gbolahan Mustapha dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë.”, shkruan Kukësi.



