
U luajtën ditën e sotme, ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut, të vlefshme për fazën e 1/8-ve.
Struga kaloi më tej, por me shumë vështirësi, pasi mposhti 2-1 Rabotnickin, në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Shkëndija triumfoi me shifrat e thella 5-0 ndaj Skopje. Fitore me goleadë regjistroi edhe Shkupi, që shkatërroi 6-0 Voska Sport.
Në sfidat e tjera, Akademija Pandev shkatërroi 9-0 Ljuboten, Bregalnica mposhti minimalisht Pelister, Vardar triumfoi 4-0 ndaj Fortuna Skopje dhe Sileks kaloi 0-1 Tikves.



