
I konsideruar si një ndër shtyllat e mbrojtjes së Real Betis Balompie e ardhmja e Aissa Mandit prej disa kohësh u lidh ngusht me një transferim të mundshëm tek Interi.
Megjithatë kjo dëshirë e zikaltërve është sfumuar në orët e fundit sepse algjeriani konsiderohet i paprekshëm nga traineri Manuel Pellegrini dhe e bën të pamundur largimin e tij nga ‘’ Benito Villamarin ‘’. Mendimin për nxënësin e tij kiliani e ka shoqëruar me këtë deklaratë :
“ Eshtë një lojtar shumë i rëndësishëm për Betisin dhe shpresoj të jetë pjesë e Betisit edhe në të ardhmen ‘’, ishin këto fjalët e Manuel Pellegrinit.
Në fakt andaluzët tashmë e kanë shtruar rrugën drejt rinovimit të kontratës me 29 vjeçarin e cila skadon në qershorin e 2021- shit . Me këtë hap të hedhur spanjollët ia kanë mbyllur derën automatikisht interesit të Liverpoolit që ka insistuar prej kohësh në transferimin e Aissa Mandit në të famshmin ‘’ Anfield Road ‘’ pavarësisht se më vonë ky interes u përgënjeshtrua nga palët në fjalë .
]Gjithsesi heqja dorë nga ky lojtar nuk i ka krijuar asnjë problem zikaltërve sepse ashtu siç është raportuar nga e përditshmja ‘’ Tuttosport ‘’ kanë përveshur mëngët për Shkodran Mustafin i cili tashmë është shëndërruar në një emblemë për Arsenalin .
Duhet theksuar se nëse i referohemi aspektit sportiv dhe përfshirjes në një klub me emër në Europë interesi për mbrojtësin e lindur në Francë mbaron me kaq por ofertat shumë milionëshe mbeten prezente nga klube të ligës së Arabisë Saudite të cilat kanë shpresën se mund të bindin Aissa Mandin edhe pse parashikohet se do të jetë gati e pamundur të largohet nga kontinenti i vjetër .



