
Ecuria e mrekullueshme e Nico Paz me Comon ia ka rritur ndjeshëm vlerat.
Mesfushori falë mbështetjes së Cesc Fabregas ka ditur të performojë në lartësinë e duhur në Serinë A, një kampionat shumë kompetitiv.
Italianët janë shëndërruar në një ndër rivalët më të frikshëm dhe natyrisht 21 vjeçari konsiderohet ndër më të spikaturit në 11-shë.
Tashmë drejtuesit e Real Madridit kanë nisur të mendojnë seriozisht rikthimin e tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe sipas ‘ Marcas ‘, afati i përcaktuar është deri në 30 maj.
Tratativat tek ‘’ Los Blancos ‘’ kanë nisur me ngulm duke patur parasysh kualitetin e ishullorit.
Në sezonin aktual paraqitjet evidentojnë një rritje progresive në çdo aspekt, e reflektuar me 13 gola dhe 8 asiste në 37 sfida, pa dyshim shoqëruar me një lojë mbresëlënëse.
Nga ekspertët, sidomos traineri Alvaro Arbeloa mendohet se ishi i ‘’ Los Merengues ‘’ e ka arritur pjekurinë për ta përfaqësuar këtë ekip në të ardhmen e afërt.
Kapaciteti në metrat e fundit s’duhet vënë asnjëherë në dyshim, i aftë për të vënë në siklet çdo rival, kreativ, i saktë në pasime dhe sigurisht tejet efikas në driblime.
Pritet që në kryeqytetin spanjoll e ardhmja e tij të ndryshojë, me shumë gjasa në çdo aspekt duke qenë se Real Madridi në çdo sezon është kandidat potencial për fitimin e titujve.



