
Duke filluar nga ora 17:00, do të luhet sfida mes Vllaznisë dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.
Ndeshja do të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa transmetohet në ekranin e MCN 24.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe titullarët e zgjedhur nga dy trajnerët.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Çoba, Gruda, Balaj.
KUKËSI: Tafas, Reçi, Zhongo, Fejzaj, Abara, Lleshi, Zenunaj, Da Mota, Alvesh, Salami, Rashiti.



