Arbri: Gjykim tendencioz, Vora nuk e meriton këtë

Arbri: Gjykim tendencioz, Vora nuk e meriton këtë

Trajneri i Vorës, Klodian Arbri, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Elbasanit.

Sipas tij, gjykimi ndaj Vorës ka qenë tendencioz në ndeshjet e kaluara, ndërsa tha se nuk e meriton skuadra këtë.

Nuk mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë, pasi ishte edhe çështje fati ku u ndëshkuam me një gol që ishte gabim individual. Më pëlqeu grinta e ekipit, dhanë maksimumin dhe i falënderoj djemtë për këtë gjë. Do të donim të vazhdonte loja 1-0, pavarësisht gabimit individual. Prisnin që pjesën e  parë ta mbyllnim 1-0 që ekipi të kishte qetësi nga ana psikologjike në vazhdim. Gjithsesi me kalimin e minutave tempi dhe grinta bie.

Nuk e meriton ekipi i Vorës të jetë në këtë situatë, gjithsesi objektivin le t’ia lemë rrugës në vazhdim. Jam shumë i kënaqur nga ekipi, pasi që kur kam marrë drejtimin e Vorës kemi bërë paraqitje të mira. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në Fier, pavarësisht se gjykimi tendencioz. Nuk e di pse ia bëjnë Vorës. Ndaj Vorës ndodhin vetëm çudira. Vajtëm e fituam në Kavajë. Po shikosh ndeshjen e fundit dyluftimet kanë qenë shumë të pastra, por bilbili ishte në favor të Elbasanit.

Them se Vora nuk e meriton këtë pozicion, pasi shikoj pjesën e gjykimit. Shkuam në Fier, u masakruam, por nuk u fol për këtë gjë. Nuk është se dua të justifikoj punën time, pasi sot jam trajner këtu, nesër iki dhe mund të jem në një vend tjetër.  Kundër Vorës të gjithë ekipet luajnë fort dhe mirë bëjnë, se duan të afirmohen. Në Vorë luhet shumë bukur futboll, ka qetësi dhe çdo ekip ndihet komod. Por jo të vijnë lloj-lloj arbitrash, nuk po them për ndeshjen e sotme, pasi me pak gjëra ndahen ndeshjet në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy