Arsenali, interesohet për Xavi Simons

Arsenali, interesohet për Xavi Simons

Huazimi i Xavi Simons tek Leipzigu ka rezultuar një hap i suksesshëm në karrierë.

Mesfushori e ka rikuperuar terrenin e humbur në të kaluarën, të cilit tashmë i ka trokitur në derë Mikel Arteta.

Traineri spanjoll ka bërë një punë për tu duartrokitur nën drejtimin e Arsenalit edhe pse rëndësia tek gjermanët sipas ‘ Give Me Sport ‘ pritet që të rezultojë një barrierë për ‘’ Topchinjtë ‘’ në lidhje me arritjen e marrëveshjes.

Drejtuesit e klubit pretendojnë zgjatjen e huazimit të 21 vjeçarit, kartoni i të cilit është në pronësi të Paris St Germain.

 

Drupal Ad

 

 

 

Momentalisht numri një i stolit të londinezëve ka në dispozicion Bukayo Sakan, Gabriel Martinellin dhe Gariel Jesus por duke qenë se sezoni do të jetë shumë i gjatë, shtuar edhe pjesëmarrjen në Champions League, përforcimi i ofensivës konsiderohet një prioritet.

‘’ The Gunners ‘’ zhvilluan një sezon shumë të mirë, të cilët i bënë presion Manchester City-t deri në javën e fundit por fatkeqësisht e humbën luftën për titull.

Gjithsesi përmirësimi është i dukshëm por duhet konsideruar edhe një interes i mundshëm i Paris St Germain për ta rikthyer Xavi Simonsin në ‘’ Parque de Prince ‘’, sidomos pas transferimit të Kylian Mbappes tek Real Madridi.

Pak e nga pak përkushtimi i Mikel Artetas po i jep rezultatet, tek një rival i sikletshëm në çdo kompeticion, 13 herë kampion i Premier Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy