Trajneri Ilir Daja e ka nisur me “dorë të hekurt” aventurën e tij te skuadra e Ballkanit. Tekniku shqiptar ka përjashtuar përkohësisht nga skuadra, ish-sulmuesin e Partizanit, Theofilus Solomon.
Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, lojtari ishte vonuar në grumbullimin me skuadrën, diçka që nuk është pritur mirë nga trajneri Daja. Ky i fundit, vendosi ta lërë jashtë skuadrës Solomonin, për sfidën e Kupës së Kosovës, ndaj Malishevës.
Daja mori drejtimin e Ballkanit në muajin janar, vetëm pak ditë pasi ishte larguar nga Partizani, ku nuk arriti dot rezultate pozitive.



