
Pavarësisht se Jose Mourinho e ka konfirmuar se do të qëndrojë tek Roma edhe për sezonin e ardhshëm, drejtuesit gjithsesi kanë filluar ti lëvizin gurët në lidhje me stolin.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ , kryeqytetasit kanë menduar për Daniel De Rossin, ish mesfushorin e tyre.
Italiani prej disa kohësh e ka marrë liçencën e trainerit dhe menjëherë filloi eksperiencën me Spal, e cila nuk ka shkuar ashtu siç duhet.
Por gjithsesi, të qënit një ndër legjendat e këtij klubi, kapiten për shumë vite, e lartëson figurën e 40 vjeçarit.
Ndërkohë, në adresën e ‘’ The Special One ‘’ kanë mbërritur disa oferta së fundmi, kryesisht nga Arabia Saudite, të cilave menjëherë ia ka mbyllur derën.
Megjithatë, duhet pritur por dihet se kur bëhet fjalë për Daniele De Rossin fjalët janë të tepërta, i cili ia ka dedikuar të gjithë karrierën ‘’ Verdhekuqve ‘’, ekipit të zemrës.



