
Alexandre Lacazette është larguar zyrtarisht nga skuadra e Arsenal. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi londinez.
Sulmuesi francez u bashkua me “topçinjtë” në sezonin 2017-2018 dhe gjatë kësaj periudhe ka luajtur 206 ndeshje me Arsenalin, ku ka shënuar edhe 71 gola.
Lacazette ishte në përfundim të kontratës me Arsenalin dhe ka vendosur të mos rinovojë, ndërsa thuhet se do të rikthehet të Lyon në Francë.



