
E ardhmja e Ez Abdes tek Barcelona vijon e paqartë dhe këtë fakt e ka përfrocuar edhe vendimi i drejtuesve të kësaj skuadre, të cilët tashmë kanë përcaktuar çmimin për largimin e tij. 30 milionë euro është pretendimi i spanjollëve, lojtar i cili ka tërhequr vëmëndjen e disa klubeve nga Premier League. Megjithatë traineri Xavi Heranandez ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për 21 vjeçarin por duke patur parasysh nevojën e ‘’ Blaugranëve ‘’ për të mbushur arkat , në kohën e mbetur të merkatos verore mund ta arrijnë qëllimin. Rendimenti impresionues në sezonin e kaluar tek Osasuna , ekip në të cilin luajti në formën e huazimit ka rezultuar i mjaftueshëm për të patur pretendentë .



