Partizani fiton derbin me Tiranën, Laçi merr kryesimin e Superligës

Partizani fiton derbin me Tiranën, Laçi merr kryesimin e Superligës

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 34 të Superligës mes Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar me shifrat 1-2. Në Selman Stërmasi të kuqtë ishin më kërkues dhe falë golave te Belicës dhe Bardhit i dhanë fund minikrizës pas dy ndeshjeve me Apoloninë dhe Skënderbeun. Me këtë fitore Partizani është ngjitur në vendin e dytë me po aq pikë sa Vllaznia e vendit të tretë, që të premten u mposht 1-2 nga Bylisi.

Ndërkohë po sot Laçi ka marrë kryesimin e kampionatit pas fitores 0-2 kundër Skënderbeut. Kurbinasit kanë shkuar +2 pikë nga ndjekësit. Sakaq mundësinë për të kapur kreun e ka humbur Teuta, e cila ka barazuar pa gola kundër Kastriotit.

Ndeshja tjetër e kësaj jave mes Kukësit dhe Apolonisë është mbyllur 1-1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy