
Adnan Januzaj ka ndryshuar sërish skuadër. Lojtari me origjinë shqiptare do të vazhdojë karrierën në Turqi.
27-vjeçari ka fimrosur me skuadrën e Basaksehir. Januzaj nuk gjeti shumë hapësira me Sevillan këtë sezon, duke u aktivizuar vetëm në dy ndeshje dhe për këtë arsye, vendosi të ndryshojë ekip.
Kjo është aventura e parë për sulmuesin në Turqi, teksa më parë ka luajtur për skuadra si Manchester United, Dormund, dhe Real Sociedad.



