Newcastle zyrtarizon Trippier

Newcastle zyrtarizon Trippier

Ashtu siç parashikohej , Newcastle United  po fillon ti japë rezultatet .  ‘’ Las Urracas ‘’ kanë arritur akordin me Kieran Trippier , lojtar që pretendohej prej disa kohësh nga Eddie Howe .

Projekti ambicioz i  Al – Rumayyan ka filluar rrugën drejt suksesit dhe  transferimi i 31 vjeçarit e ka konfirmuar një gjë të tillë . Rikthimi në Premier League , aty ku hodhi hapat e parë si profesionist është një kënaqësi shumë e madhe për ishi-n e Tottenham Hotspurit që shkëlqeu tek Atletico Madridi .  

Në lidhje me kalimin në ‘’ St James Park ‘’, anglezi është shprehur se ndihet shumë i lumtur sepse rrjedha e ngjarjeve tek Newcastle ia imponon një gjë të tillë . Në faqen e tij zyrtare anësori ka deklaruar kështu :

“  Jam shumë i lumtur që jam këtu  .  Kam kaluar momente shumë të bukura tek Atletico por zemra më bëri të kthehem në Angli dhe është një privilegj të bashkëpunoj përsëri me  Eddie Howen . Na presin sfida shumë të vështira që do të provojnë forcën e karakterit por e njoh shumë mirë këtë klub dhe jam i sigurtë se do të shkojmë larg “ , ishin këto fjalët e Kieran Trippier .

Largimi i  lojtarit nga Bury ja ka ulur disi entuziazmin Diego Simeones sepse prej disa sezonesh rezultoi protagonist absolut në krahun e djathtë të mbrojtjes së ‘’ Los Colchoneros ‘’, por duke njohur shpirtin luftarak të ‘’ El Cholos ‘’ dhe dashurinë për kryeqytetasit ka shikuar vetëm përpara dhe po analizon emra interesantë si Azpilicueta , Di Lorenzo , Sidibe dhe  Celik ndër të tjerë .

Momentalisht në dispozicion të argjentinasit janë Marcos Llorente dhe  Sime Vrsalkjo por merkatoja është e gjatë dhe duhet pare reagimi i  numrit një të stolit për gjetjen e zëvëndësuesit të Kieran Trippier .

Pavarësisht entuziazmit i cili konsiderohet  normal ,Newcastle United duhet të mos gabojë në ndeshjet vijuese sepse është në një situatë delikate , pasi ruan  vendin e parafundit në tabelë .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy