Inaugurohen ambientet e KOKSH, Rama: Fëmijëria pa sport, është e cenuar. Bach: I kënaqur me ecurinë

Inaugurohen ambientet e KOKSH, Rama: Fëmijëria pa sport, është e cenuar. Bach: I kënaqur me ecurinë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në inaugurimin e ambienteve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i komitetit olimpik ndërkombëtar, Thomas Bach.

Në fjalën e rastit, Rama vlerësoi vizitën e Bach, duke e cilësuar të jashtëzakonshme, duke përmendur rezultatet e shënuara nga rithemelimi i lëvizjes olimpike në shkolla.

Ai tha se do vazhdohet që të hidhen hapa të tjerë që në të gjitha shkollat e vendit, në mënyrë që të kemi skuadra dhe të kemi kampionate sportive në shkolla.

Është e rëndësishme të kemi këtë lëvizje sportistë që të ngjiten në shkallë të tjera dhe të shkojnë deri në olimpiadë.

E rëndësishme është ta kemi këtë lëvizje sportive për t’i dhënë fëmijëve mundësinë të shkëputen nga bota e kompjuterëve.

Të gjitha janë të dobishme, por një jetë pa sportin dhe një fëmijëri pa sportin është fëmijëri e cenuar.

Presidenti Bach dhe skuadra e tij e çmuan sa kemi bërë, si dhe u ndjenë të përfshirë në projekt dhe do na mbështesin me dijen e madhe që ka Komiteti Olimpik.

Nga ana e tij Bach vlerësoi progresin e bërë nga sporti në Shqipëri, duke thënë se dallimi me të kaluarën është i ndjeshëm.

Jemi besimplotë se shqiptarët mund të kenë përpara një të ardhme të ndritur. Shumë respekt për përgjegjësinë mes qeverisë dhe Kryeministrit.

Jam i lumtur të jem këtu dhe të shoh sportin në Shqipëri të ecë në këtë mënyrë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy