Humbja ndaj Korabit në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Tiranës, që kanë marrë menjëherë masa.
Përgjegjësi kryesor për këtë disfatë është cilësuar trajneri, Emanuel Egbo, i cili është shkarkuar menjëherë nga posti.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara. Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!” thuhet në njoftimin e klubit bardheblu.



