
Pas një karriere të suksesshme në Europë, Sergio Ramos prej kohësh po pretendohet edhe përtej këtij kontinenti.
Në Amerikën e Jugut është Boca Juniorsi ekipi që dëshiron të marrë shërbimet e spanjollit, një legjendë e Real Madridit.
Momentalisht andaluzi është pa ekip dhe dyert e ‘’ La Bomboneras ‘’ i janë hapur nga drejtuesit e kryeqytetasve.
‘’ Los Xeneizes ‘’, ashtu siç quhen ndryshe gjithmonë kanë tentuar transferimin e lojtarëve që lanë gjurmë në të kaluarën në futbollin më kompetitiv në botë, si përshembull Daniele De Rossin apo së fundmi Edinson Cavanin.
Kjo tendencë natyrisht vijon në rritje, duke qenë se në rastin e 38 vjeçarit mund të thuhet se vijon të tregojë cilësitë e padiskutueshme, edhe pse në një moshë të tillë.
Mbrojtësi nga Camas është i disponueshëm në çdo moment, për të cilin nuk kanë munguar as pretendentët nga Major League Soccer por edhe nga Arabia Saudite.
Priten negociata intensive në ditët vijuese për ish kampionin e botës dhe Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’.



