
Edin Dzeko ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Interin, në fitoren ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e Champions League.
Sulmuesi boshnjak, ishte autori i golit të parë, në sfidën që u mbyll me rezultatin 0-2 për zikaltërit.
Duke parë formën e mirë dhe rëndësinë që ka 37-vjeçari, drejtuesit kanë vendosur t’i ofrojnë rinovimin.
Sipas mediave italiane, Dzeko do të rinovojë edhe për një tjetër sezon me Interin, me një pagë prej 5 milionë eurosh.



