Arbër Çyrbja është largimi i radhës nga Egnatia. Klubi nëpërmjet një postimi, ka bërë të ditur mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin 28-vjeçar.
Çyrbja u bashkua me Egnatia në merkaton e verës, por aventura me rrogozhinasit ka zgjatur shumë pak. Një largim i papritur ky, duke parë që Çyrbja ishte një nga lojtarët më të spikatur në disa ndeshje.
Duket se tek Egnatia do të ketë një revolucion në këtë merkato, pasi deri tani janë larguar Teqja, Ndraxhi, Duric, Valport dhe Gadi.



