Humbja me Dinamon, Shehi: Presioni dhe trysnia na kanë futur në errësirë

Humbja me Dinamon, Shehi: Presioni dhe trysnia na kanë futur në errësirë

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas humbjes në derbi ndaj Dinamo City.

Shehi deklaroi se presioni dhe trysnia, kanë sjellë probleme te skuadra. Sipas tij, ekipi ka një ngërç psikologjik.

Rezultatet na kanë futur në presion. Kjo sjell edhe një ngërç. Ka keqardhje për humbjen. Në sulm nuk mund të bësh gjë, por në mbrojtje të pësosh dy gola të tillë. Na shënoi kundërshtari me pak forca në sulm. Të goli i dytë, rrinim si figura. Dinamo më shumë në vështirësi na vuri në pjesën e parë.

Presioni dhe trysnia, na bënë që të futemi në një errësirë. Duhet pak për të dalë dhe personalitet. Varet si e shikon gotën, gjysmë-bosh apo plot. Duke qenë në një klub të madh dhe me kërkesa maksimale. Kjo është humbja e dytë, pas asaj me Laçin, ku luajtëm mirë. Duhet të rrisim agresivitetin dhe gjendjen e alarimit kur humbasim topin.

Nuk dua të përmend mungesat, nuk jam këtu për të gjetur justifikim. Në futboll, nëse nuk fiton dyluftimet dhe nëse nuk ke agresivitet, shkon te kjo pozitë ku jemi. Nuk kemi ndryshuar shumë nga ndeshja e kaluar. Futëm Mba dhe Skuka në sulm. Maguette nuk është gati, ndërrimet i bëmë për shkak të konsumit. Hadrojin e hoqëm, sepse donim një lojtar më të freskët. Kishte rënie fizike dhe si pasojë e kësaj, lojtarët do ndërrohen.

Ismaili ka ardhur tani, ndeshjen e parë bëri mirë. U rikthye Murataj dhe zgjodhëm atë.

Kemi një ngërç psikologjik. Sot e nisëm ndeshjen mirë, por duhet të jetë 0 prapa.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy