U dëmtua ndaj Anglisë, Kumbulla mund të jetë gati për Romën që në fundjavë

U dëmtua ndaj Anglisë, Kumbulla mund të jetë gati për Romën që në fundjavë

Marash Kumbulla luajti shumë pak ndaj Anglisë me Shqipërinë, pasi i duhej që të zëvendësohej në pjesën e parë, për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes. 

Megjithatë sipas mediave italiane, nga analizat e kryera së fundmi nga mbrojtësi, thuhet se nuk ka dëmtim muskulor dhe për këtë arsye problemi nuk duket shumë serioz.

Kështu Mourinho mund ta ketë të gatshëm Kumbullën nga ndeshja e fundjavës ndaj Genoas, ndonëse këtë sezon në kampionat nuk e ka aktivizuar shumë. 

Rikthimi i Kumbullës është i rëndësishëm për verdhekuqtë duke patur parasysh që Mourinho nuk ka në dispozicion Chris Smalling.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy