
Ecuria e Las Palmasit deri në këtë stad të sezonit vijon të reflektojë potencialin e disa lojtarëve cilësorë , të cilët i kanë ndihmuar spanjollët për të avancuar në Segunda Division.
Ishullorët momentalisht kryesojnë dhe në 11-shen e Francisco Javier Garcia Pimienta vijon të spikasë Alberto Moleiro.
Mesfushori pretendohet prej kohësh nga Barcelona por sigurisht drejtuesit e Las Palmasit e kanë refuzuar kategorikisht largimin e 19 vjeçarit.
Momentalisht klauzola e prishjes së kontratës se Alberto Moleiros vlerësohet 30 milionë euro por në rast se skuadra e tij do të ngjitet në Primera Division , kjo vlerë mund të dyfishohet.
Duke ditur që konsiderohet një ndër më të rëndësishmit dhe është pjesë e padiskutueshme e sukseseve të deritanishme të kësaj skuadre, drejtuesit e saj do të luftojnë deri në fund për të siguruar qëndrimin e lojtarit nga Santa Cruz de Tenerife edhe pse tundimi për të mund të jetë shumë i madh , sepse flitet për një klub tejet të suksesshëm , i cili do ti garantonte në njëfarë mënyre fitimin e tituvje në çdo sezon.
Këtij fakti i shtohen edhe problemet e theksuara të ‘’ Blaugranëve ‘’ në aspektin ekonomik, një plus për Las Palmasin për ta arritur objektivin.



