Roma pretendon Lindelof

Roma pretendon Lindelof

 Ndalja në finalen e Europa Leagues nga Villareali  ka hedhur hijet e para të dyshimit për të ardhmen e disa lojtarëve tek Manchester United  .  Humbja kundër spanjollëve ia qartësoi idetë trainerit Ole Gunnar Solskjaer për të filluar me spastrimet   dhe një ndër to është Victor  Lindelof.  Suedezi  nuk është koordinuar ashtu siç duhet me  Harry Maguire dhe numri një i pankinës nuk e ka në planet e tij për sezonin vijues.  Emrat që po analizohen nga drejtuesit e anglezëve momentalisht janë Jerome Boateng dhe Pau Torres i cili shfaqi një rendiment të shkëlqyer kundër ‘’ Djajëve të Kuq ‘’.  Pavarësisht disa ofertave

26 vjeçari  ka shprehur se nuk dëshiron firmosjen me një ekip të Premier Leagues  për të mos u larguar si tradhëtar nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ por mbi tavolinë ka një ofertë interesante . Roma e Jose Mourinhos  është e gatshme ta afrojë me  ‘’ Olimpicon ‘’  sepse e  konsideron një lojtar që mund të kontribojë në shëndërrimin e repartit defensiv në një mur  të pakalueshëm .  Por gjërat nuk përfundojnë me kaq sepse do të gjente një mbështetje të madhe siç është ajo e ish shokut tek 20 herë  kampionët e Premier Leagues Chris Smalling i cili prej dy sezonesh aktivizohet në rradhët e kryeqytetasve .  

Me mbërritjen e ‘’ The Special One ‘’ në stol gjërat nuk mund të kishin tjetër rrjedhë  sepse në çdo skuadër ku portugezi drejtuar  ka gjeneruar një entuziazëm shumë të madh  pa konsideruar etapën tek Tottenham Hotspuri ku u detyrua të  largohej nga ‘’ White Hart Lane ‘’ me kokën ulur .  Ky operacion nuk është shumë i kushtueshëm për ‘’ Verdhekuqtë ‘’ sepse vlerësohet vetëm me  25 milionë euro  dhe  58 vjeçari nuk mendon të dorëzohet deri sa të dalë i fituar  për këtë objektiv.  

Pavarësisht se është me një këmbë larg Manchester United  gjatë këtij sezoni numëron  45 ndeshje dhe një gol dhe tani i mbetet në dorë zgjedhja më e mirë për të ardhmen sepse pas dere është një skuadër me një histori të rëndësishme nga mbrapa të cilën kërkon ta pasurojë me arritjen e suksesit  në sezonet pasardhëse .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy