Angelo Tafas do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Kukësit. Klubi verilindor, nëpërmjet një komunikate zyrtare, bën të ditur se ka rinovuar kontratën me portierin deri në vitin 2025.
21-vjeçari ka qenë një nga më të spikaturit te Kukësi, duke e shpëtuar në disa raste skuadrën me pritjet e tij të shkëlqyera.
Portieri i Kombëtares U-21, është pjesë e verilindorëve që nga sezoni 2020-2021.
Njoftimi i klubit:
Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin Angelo Tafas për të rinovuar kontratën edhe për 3 sezone të tjera. Portieri 21-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2025, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.
Tafas erdhi të Kukësi në sezonin 2020-2021 duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip. Tafas është grumbulluar edhe nga Kombëtarja duke u aktivizuar me Shqipërinë U21. Klubi i Kukësit i uron suksese portierit Tafas.



