Depay, afër rikthimit në Spanjë

Depay, afër rikthimit në Spanjë

Pas largimit nga Atletico Madridi Memphis Depay prej disa javësh po kërkon një tjetër klub për vijimin e karrierës.

Hollandezi duket se do të provojë përsëri veten në La Liga pasi pretendohet nga Rayo Vallecano dhe Sevilla, dy ekipe të cilat shquhen si rivalë shumë të siklteshëm, sidomos në shtëpi.

30 vjeçari e ka shfaqur potencialin në të kaluarën tek Manchester United, Barcelona apo Atletico Madridi dhe zemra si duket vijon ti rrahë për kampionatin spanjoll.

Për Rayo Vallecanon do të ishte një avantazh prezenca e Memphis Depay në metrat e fundit, ekip i cili është fuqizuar së fundmi edhe me James Rodriguez, një ndër më të spikaturit tek Kolumbia gjatë Kupës së Amerikës.

Megjithatë, si për drejtuesit e Rayo Vallecanos ashtu edhe për ato të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ s’do të jetë aspak e lehtë për arsye të pretendimit të golashënuesit por s’përjashtohet mundësia që të rikthehet përsëri në Primera Division.

E ardhmja e tij vijon të jetë në pikpyetje dhe pritet që së shpejti të marrë një vendim duke qenë se sezoni ka filluar.

Në rradhët e kryeqytetasve ish nxënësi i Cholo Simeones e finalizoi të shkuarin me 9 gola në 31 sfida, i cili e ka eksperiencën e duhur për të përfaqësuar çdo ekip në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy