U luajtën ditën e sotme dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 31 në Superligën e Kosovës.
Sfida mes Ballkanit dhe Dritës rezervoi një duel spektakolar me plot pesë gola, që u fitua nga vendasit 3-2. Skuadra nga Suhareka kaloi në avantazh të dyfishtë falë autogolit të Blackori në minutën e 50-të dhe golit të Gripshit në minutën e 54.
Megjithatë gjilanasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat me Kryeziun në minutën e 78 dhe Tahirin në minutën e 89. Kur të gjithë menduan se ndeshja do mbyllej barazim, erdhi edhe goli i fitores për Ballkanin në minutën e 96, me autor Krasniqin. Ballkani mban vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Drita e dyta me 55 pikë.
Në sfidën tjetër, Llapi triumfoi 0-2 ndaj Malishevës në transfertë, në një ndeshje që nuk kishte shumë histori.



