
Me titullin kampion të siguruar, Manchester City, vazhdon serinë e rezultateve pozitive.
Skuadra e drejtuar nga Guardiola, triumfoi minimalisht ndaj Chelsea në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të.
Një gol i shënuar nga Alvarez në minutën e 12-të, i mjaftoi “qytetarëve” për të marrë fitoren, e cila i dërgon në kuotën e 88 pikëve në krye të renditjes.
Ndërkohë Chelsea vazhdon të zhgënjejë, teksa renditet në vendin e 12-të, me vetëm 43 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjet e tjera në Premier League, Brighton mposhti 3-1 Southampton, ndërsa me të njëjtin rezultat fitoi edhe West Ham ndaj Leeds.



