
Ashtu siç e kanë deklaruar drejtuesit edhe në të kaluarën, një ndër objektivat e Real Madridit për merkatot vijuese është përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes.
‘’ Galaktikët ‘’ sigurisht janë një ndër klubet më të famshëm të historisë së futbollit, i preferuar nga shumë lojtarë përgjatë viteve.
Carlo Ancelotti tashmë e ka deklaruar objektivin e rradhës për prapavijën dhe bëhet fjalë për Alexander Arnold.
Anglezi prej disa sezonesh po impresionon në rradhët e Liverpoolit dhe drejtori sportiv Richard Hughes po punon me shumë përkushtim për të evituar largimin nga ‘’ Anfield Road ‘’.
Sipas ‘ Sport ‘, ish traineri i Milanit e pëlqen shumë lojën e 25 vjeçarit, i cili i ka qëndruar besnik ‘’ Të Kuqve ‘’ gjatë nëntë sezoneve.
Duhet pritur pasi nëse nuk do të pranojë të rinovojë me ish fituesit e Premier Leagues, ‘’ Los Merengues ‘’ do të jenë automatikisht të avantazhuar për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Ecuria e spanjollëve meriton duartrokitje, të cilët përbëhen nga lojtarët më të mirë në qarkullim, si përshembull Mbappe, Bellingham apo Vinicius Junior por gjithmonë ka vend për përmirësim, sidomos tek një ekip i këtij niveli.



