
Visar Bekaj, është larguar zyrtarisht nga Tirana. Portieri e ka mbyllur me bardheblutë dhe do të vazhdojë karrierën në Turqi. Bekaj është prezantuar këtë të mërkurë te skuadra e Hatayaspor. Këta të fundit do të luajnë në Superligën turke për sezonin e ri dhe shihet si një mundësi e mirë për futbollistin e Kosovës. Vendin e Bekajt te Tirana, e ka marrë portieri tjetër, Gentian Selmani, i cili u afrua në merkaton e kësaj vere.



