Fitorja me Laçin, Devolli: Jemi bërë më të pjekur, dimë të luajmë pisët

Fitorja me Laçin, Devolli: Jemi bërë më të pjekur, dimë të luajmë pisët

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli foli për MCN TV, pas fitores minimale ndaj Kukësit.

Devolli u shfaq shumë i lumtur për ekipin, dukë thënë se lojtarët tani janë më të pjekur.

Jam i lumtur për fitoren edhe për djemtë. Jemi bërë më të pjekur, lojtarët dinë të vuajnë të luajnë pisët, të markojnë dhe dublojnë. Dy ndeshje pa pësuar gol dhe rezultati s’ka ku shkon.

Ekipi është fizikisht mirë, janë çuna të rinj. Edhe pasnesër po të luajmë 120 minuta këta e përballojnë. Më pëlqejnë që kanë dëshirë dhe kjo është kryesorja në futboll. Po të mos kisha shpresa s’do të vija në Kukës, se nuk jam i çmendur. Nga nesër rifillojmë punën me këto detyra strikte. Jemi të gjithë bashkë, kemi nevojë për të gjithë. E kam thënë që ditën e parë askush të mos mërzitet mundësia do iu vijë të gjithëve, kape shansin aty është fusha.

Djemtë kanë dëshirë të punojnë me seriozitet. Duhet të luajmë me rregull. Kemi filluar të jemi më të pjekur, dimë të vonojmë aksionin dhe të vuajmë. Kjo është e rëndësishme në futboll. Kjo është formula.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy