“Laçi mori 500 mijë euro”, Çarçani: Partizani e meritoi eliminimin, jam në dilemë për trajnerin Mehmeti

“Laçi mori 500 mijë euro”, Çarçani: Partizani e meritoi eliminimin, jam në dilemë për trajnerin Mehmeti

Gazetari i sportit, Gerti Çarçani në edisionin e lajmeve në MCN TV, deklaroi se Partizani e meritoi eliminimin në turin e parë në Conference League, nga gjeorgjianët e Saburtalo.

Çarçani shtoi më tej se është në dilemë, nëse trajneri Dritan Mehmeti është për një klub si Partizani.

Sa nis kampionati, janë disa skuadra që shihen si favorite për titullin. Shorti ishte favorizues për Partizanin në pesë javët e para. Derbi në javën e 6-të. Teuta dhe Erzeni do të luajnë në “Niko Dovana”, ndërsa Tirana dhe Partizani do të luajnë në “Air Albania”.

Tirana dhe Partizani janë pretendente për titullin kampion. Kanë një vitrinë të bukur, të tifozëve në kryeqytet dhe janë klube tradite.

Partizani ishte një skuadër e atrofizuar. Vinin nga një avantazh, por edhe në praninë e tifozëve nuk guxuan të sulmonin. Trajneri bëri disa lëvizje, që edhe befasuan të gjithë. Një Partizan që e eliminoi eliminimin. Edhe nëse kualifikohej nga penalltitë, do dukej sikur vodhën diçka. Saburtalo bëri mirë dhe e meritoi kualifikimin. Partizani duhet të ketë nxjerrë një mësim. Jam dilematik nëse ai trajner i shkon kostumit të Partizanit. Të kuqtë humbën edhe 500 mijë euro, që do të vinin nga kualifikimi.

Në lidhje me kualifikimin e Laçit, Çarçani deklaroi se kurbinasit bënë detyrën dhe morën 500 mijë euro në arkat e klubit.

Laçi bëri detyrën dhe mori 500 mijë euro pas kualifikimit. Këto situata i japin një dorë të mirë, për të mbushur arkat e klubeve. Në turin tjetër do të kenë një skuadër moldave dhe shanset për më tej janë të mëdha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy