
Jeffrey Soros, nipi i investitorit miliarder George Soros, ka tentuar të blejë klubin e njohur anglez, Tottenham.
Sipas mediave britanike, ai ka bërë një ofertë prej 3 miliardë eurosh, për të marrë në pronësinë e tij, klubin londinez. Megjithatë përgjigjja që ka marrë ka qenë negative, pasi presidenti Daniel Levy, e ka refuzuar ofertën.
Ky i fundit nuk dëshiron ta shesë klubin dhe për këtë arsye ka refuzuar ofertën 3 miliardë euroshe, pasi do të investojë vetë aty.



