
Pas përfundimit të sezonit aktual Antonio Conte do ti vërë pikën eksperiencës në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Traineri nga Lecce e demostroi kapacitetin tek ‘’ Azurrët ‘’, me të cilët fitoi Serinë A dhe Superkupën e Italisë.
Sigurisht tek një ekip si italianët kërkesa e llogarisë është shumë e madhe por sidoqoftë çdo trainer ka nevojë për të marrë një kohë të caktuar dhe ta analizojë me detaje të ardhmen.
Në fakt 56 vjeçari ka patur oferta edhe nga Federata italiane e futbollit duke qenë se katër herë kampionët e botës ndodhen në një moment kritik.
Duke iu referuar këtij skenari tashmë Aurelio Di Laurentis ka filluar ti bëjë llogaritë dhe një ndër emrat më të përfolur për ta marrë drejtimin e Napolit është Maurizio Sarri.
Një rikthim në shtëpi është i mundshëm i cili e njeh shumë mirë këtë skuadër dhe e ka eksperiencën e mjaftueshme për ta dërguar përsëri drejt titujve.
Pritet një ofertë në vijimësi nga kreu i presidencës duke qenë se jemi edhe shumë afër merkatos së verës e cila pritet të përcillet me shumë emocione.
Eksperienca e ishi-t të Chelseat me bardhekaltërit përmblidhet me 50 fitore, 22 barazime dhe 17 humbje në 89 sfida, ndër më cilësorët në këtë profesion.



