Gjasula: Shqipëria është më lart se Islanda dhe Izraeli, duam 4 pikë në dy ndeshjet e radhës

Gjasula: Shqipëria është më lart se Islanda dhe Izraeli, duam 4 pikë në dy ndeshjet e radhës

Mesfushori Klaus Gjasula, ka folur para mediave në prag të sfidave në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria do të luajë fillimisht me Islandën dhe më pas me Izraelin.

Në fjalën e tij, Gjasula deklaroi se Kombëtarja kuqezi është më lart dhe favorite ndaj rivalëve të grupit. Ai u shpreh gjithashtu se në dy ndeshjet e radhës, do të kërkohen minimumi 4 pikë.

Po unë tani mund të them që Islanda dhe Izraeli janë më poshtë se ne, ne jemi favoritët. E dimë që në të kaluarën ka qenë gjithmonë e vështirë me kombëtaret më të vogla, por ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar ndeshje të mira. Jam optimist dhe besoj se do të fitojmë.

Një ndeshje me Islandën duhet të marrim një pikë me patjetër, por do të tentojmë të marrim tre pikë të plota. Duam minimum katër pikë nga 6 pikët e mundshme. Islanda luan shumë fizikisht, ata janë fizikisht shumë të fortë dhe luajnë në mbrojtje. Duhet të kemi kujdes që të mos bëjmë gabime dhe të shohim lojën tonë.

Nuk po luajmë kundër Spanjës që të studiojmë se si luajnë apo jo. Ne kemi besim te vetja jonë dhe do të japim maksimumin. Asllani është një çun i ri, ka shumë talent. Është mirë që është në Kombëtare. Çdo lojtar shqiptar që ka kualitet, e presim këtu (qesh). Tani nuk e di si do e vendosë trajneri, si do të luajmë, ata na japin forcë dhe kanë cilësi.

Secili e dimë se çfarë mundësie kemi në këtë grup, nuk kemi shumë presion, nuk kemi asgjë për të humbur. Prandaj, ne do të jemi optimist dhe do të provojmë të nxjerrim maksimumin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy