
Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Valmiera-Partizani, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Conference League, që do të transmetohet sot në orën 19:00 në ekranin e MCN TV.
Trajneri Zoran Zekiç ka lënë në stol Andi Hadroj-in, duke hedhur në fushë Zekolli-n.
Ndërkaq një tjetër risi është Taipi, që do të pozicionohet pas krahëve të Mba dhe Carës në repartin ofensiv.
"Të kuqtë" kërkojnë sot një rezultat pozitiv në transfertën me kampionët e Letonisë, për të synuar kualifikimin në ndeshjen e kthimit në shtëpi.
Nëse Partizani ia del të kualifikohet, do të përballet në play off-in e Conference League me humbësin e çiftit Astana-Ludogorets.



