
Gjatë merkatos së verës , disa pretendentë kanë trokitur në dyert e Atletico Madridit për Rodrigo De Paul, ndër të cilët spikat Juventusi . Drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ do të tentojnë përsëri për argjentinasin dhe në krahun tjetër ‘’ Los Colchoneros ‘’ mund ti fuqizojnë arkat me largimin e tij . Aktualisht kryeqytetasit nuk po përjetojnë një moment të mirë në lidhje me aspektin ekonomik dhe nëse torinezët do të dalin të fituar për 29 vjeçarin , do ti jepnin shansin për të rifituar terrenin e humbur, në një ligë të cilën e njeh mjaft mirë pasi në të kaluarën mbrojti ngjyrat e Udinezes. Mirëpo duke e ditur kërkesën e llogarisë në skuadrën e Massimilliano Allegrit , e cila në vitet e fundit ka patur një rënie të theksuar në lidhje me fitimin e titujve , gjithmonë duhet të jesh në nivelin e duhur pasi presioni është shumë i madh dhe të qënit protagonistë mbetet një domosdoshmëri.



