
Paqartësia e Juventusit mbi rinovimin e Paulo Dybalas vijon të përforcohet ditë pas dite . Argjentinasi prej shumë kohësh është larg kohëve të arta dhe i ka gjeneruar shumë dyshime Massimiliano Allegrit . Ky fakt shkon në disfavor të ‘’ Zonjës së Vjeter ‘’ e cila tani duhet të rifitojë freskinë e dikurshme për të tentuar uljen nga froni të Interit pavarësisht se zikaltërit po tregojnë një formë për tu marrë shembull nën drejtimin e Simone Inzaghit .
Pikërisht zikaltërit tentuan ti vjedhin ‘’ La Joyan ‘’ bardhezinjve në merkaton e kaluar verore, objektiv që nuk u realizua por vijon të jetë ndër prioritetet e italianëve .
Ishi i Palermos konsiderohet një emblemë tek Juventusi por mungesa e efektivitetit që në njëfarë mënyre ka ndikuar në produktivitetin e repartit ofensiv ka ngjallur hijet e dyshimit se e ardhmja e 28 vjeçarit mund të jetë larg ‘’ Allianz Stadium ‘’ duke qenë se edhe Paris St Germain me Tottenham Hotspurin po e ndjekin me shumë vëmëndje këtë pistë .
Si ‘’ Les Pariziens ‘’ ashtu edhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ janë duke drejt një revolucioni të ndjeshëm dhe vijojnë luftën për tu përmirësuar në aspektin e merkatos që do të jetë një lloj garancie për mbarëvajtjen deri në fundin e sezonit.
Figurat e rëndësishme tek ish kampionët e Ligue 1 i kanë hapur derën largimit të mundshëm të Kylian Mbappes tek Real Madridi sepse francezi e ka parë veten në siklet me prezencën e Lionel Messit dhe Neymar Juniorit , lojtarë që kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin .
Duke qenë se flitet për një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim , rënia e nivelit të skuadrës ndikon edhe në vendimarrjen e peshave të rënda dhe s’duhet përjashtuar mundesia se golashënuesi nga Kordoba mund ta gjejë lumturinë në një tjetër skuadër duke filluar nga merkatoja vijuese .



