Ndërlikohet transferimi i Onana tek Inter

Ndërlikohet transferimi i Onana tek Inter

 Kur mendohej se transferimi i Andre Onanas në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të ishte suksesi i rradhës i Interit , historia është ndërlikuar  sepse kampionët në fuqi të Scudettos akoma nuk  e kanë arritur akordin me kamerunasin .

Pas shkëlqimit gjatë një dekade të Samir Handanovic,  portier i cili ka lënë shenjë të paharrueshme në kuadratin e bardhë të zikaltërve , këta të fundit kanë vendosur të vënë bast për 25 vjeçarin që ka shkëlqyer tek Ajax Amsterdami . 

Mungesa e akordit  nga ana e 19 herë kampionëve të Italisë favorizon automatikisht pretendentët e tjerë  , ndër të cilët përfshihet Barcelona që po merr shënime mbi vijimësinë e  Andre Onanas .  

Me ‘’ Los Cules ‘’ pas dere , Interi sigurisht që do të ndihet i kërcënuar deri në përfundimin e këtij operacioni të cilët e  konsiderojnë afrikanin zëvëndësuesin ideal të Neto Muraras apo të numrit një,  gjermanit Ter Stegen .

E kaluara e perlës se kryeqytetsasve lidhet ngusht me ‘’ Camp Noun ‘’ sepse shijoi një eksperiencë të shkëlqyer në kategoritë  inferiore të Barcelonës  dhe më pas u bë pjesë e gjigandëve të Eredivisies .  Kështu që ky operacion konsiderohet shumë i ndërlikuar sepse pas shërbimeve të tij janë dy ekipe me shumë emër të cilat do të sfidojnë aspërsisht  njëra-tjetrën .

Fitimi i kampionatit nga Interi parashikohet se do të ndikojë për afrimin e lojtarëve në Milano sepse natyrisht është një garanci për ti dhënë një tjetër përmbajtje karrierës së tyre .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy