
Nuk kanë fund problemet te Franca. Ditën e sotme, dy lojtarë janë detyruar të lënë në mes seancën stërvitore. Thomas Lemar dhe Marcus Thuram, kanë ndjerë shqetësime fizike dhe për këtë arsye e kanë pasur të pamundur të vazhdojnë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.
Lojtarët do i nënshtrohen kontrolleve më të detajuara mjekësore, për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Trajneri Deschamp pret të mësojë përgjigjen e analizave të dy futbollistëve, pasi do të ishin humbje të mëdha për skuadrën, sidomos tani që vjen edhe faza më e nxehtë e Europianit.
Franca e mbylli grupin F në vend të parë dhe tani do të ketë përballë Zvicrën në Euro 2020. Dueli i raundit të 1/8-ve kundër kombëtares helvete, do të zhvillohet të hënën e 28 qershorit në “Arena Nationala” të Bukureshtit (21:00).



