Real Betisi, në garë për James Rodriguez

Real Betisi, në garë për James Rodriguez

Spikatja gjatë Kupës së Amerikës po i siguron pretendentë James Rodriguezit.

Lideri i Kolumbisë është paraqitur në lartësinë e duhur, kompeticion të cilin fatkeqësisht kombëtarja e tij nuk mundi ta fitojë.

Sipas informacioneve të fundit, eksperienca e mesfushorit me Sao Paolon mund të përfundojë shumë shpejt dhe pas Atletico Madridit dhe Villarealit, edhe Real Betisi ka shfaqur interes.

32 vjeçari e njeh shumë mirë La Ligan për arsye se në të kaluarën përfaqësoi Real Madridin, i cili është një lojtar shumë cilësor, kreativ dhe tejet preçiz për sa i përket pasimeve.

 

Drupal Ad

 

 

 

Natyrisht që kalimi tek brazilianët ia ka rikthyer buzëqeshjen dhe falë kësaj eksperience është shëndërruar edhe në të domosdoshëm për trainerin e ‘’ Los Cafeteros ‘’ Nestor Lorenzo.

Flitet për tre klube shumë kompetitive jo vetëm në Spanjë por edhe në Europë në sezonet e fundit dhe James Rodriguez po e mendon seriozisht rikthimin.

Primera Division vijon të konsiderohet një ligë shumë atraktive për çdo lojtar dhe për asin nga Cucuta konsiderohet një tjetër shans për të treguar veten në nivele të larta.

Gjithashtu duhet evidentuar se ‘’ Los Verdiblancos ‘’ do të përfaqësohen përsëri në Europë sezonin vijues, konkretisht në Conference League, kompeticioni i tretë për nga rëndësia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy