Manchester United, ofertë për Anthony Gordon

Manchester United, ofertë për Anthony Gordon

Tek Manchester United kanë filluar përgatitjet për fundin e sezonit. 

Sigurisht periudha e transferimeve do të jetë determinante për të ardhmen e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’. 

Ulje-ngritjet në lidhje me performancat dhe mungesa e titujve vijojnë të jenë një shqetësim dhe drejtuesit janë të fokusuar maksimalisht tek kjo periudhë. 

Anthony Gordon mbetet një prioritet për 20 herë kampionët e Premier Leagues, një vlerë e shtuar në ofensivën e Newcastles. 

25 vjeçari po përjeton një moment shumë të mirë në karrierë, i cili shumë shpejt mund të finalizohet me largimin nga ‘’ St James Park ‘’. 

Anglezët shquhen për aspektin ekonomik por për ishi-n e Evertonit do të kenë një sfidë të ashpër përpara kundër Arsenalit dhe Liverpoolit. 

Nxënësi i Eddie Howe-s konsiderohet ndër më të spikaturit në Premier League, në rradhët e ekipit më të pasur në botë momentalisht.

 Ndërkohë krerët e bardhezinjve nuk e kanë ndërmend të lejojnë largimin e Anthony Gordonit, shumë i rëndësishëm në 11-shen e numrit një të stolit. 

Edhe në sezonin e katërt tek Newcastle ka treguar vlerat, të shoqëruara deri më tani me 14 gola në 36 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy