
Edhe pse fokusi mediatik momentalisht është në Botëror, merkatoja e verës asnjëherë nuk mund të shmanget.
Lojtarët cilësorë natyrisht vijojnë të jenë pjesë e planeve të klubeve më të spikatur dhe në rastin konkret bëhet fjalë për Romelu Lukakun.
Për belgun në orët e fundit ka shfaqur interes Villareali, kontrata e të cilit me Napolin skadon në 2027-tën.
Sigurisht vlera e kartonit është e përballueshme, vetëm 10 milionë euro.
Krerët e ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ do të tentojnë deri në fund për 33 vjeçarin, një garanci për metrat e fundit.
Në të shkuarën presidenti i ‘’ Il Partenopei ‘’ Aurelio Di Laurentis shpenzoi rreth 30 milionë euro dhe tashmë i ashtuquajturi ‘’ Bualli ‘’ ka një mundësi për të treguar veten edhe në La Liga.
Në çdo sezon ekipi nga Castellon shquhet si tejet kompetitiv, pjesëmarrës rregullisht në kompeticionet europiane dhe për ishi-n e Interit ky fakt është mjaft domethënës.
Nëse i referohemi mënyrë se si luan Romelu Lukaku duhet shtuar se është tejet i fuqishëm fizikisht, mjaft i rrezikshëm në metrat e fundit dhe një nuhatës shumë i mirë goli.
Traineri Inigo Perez e mirëpret në ‘’ La Ceramica ‘’, i cili e përfundoi sezonin me bardhekaltërit me 1 gol në 7 sfida, i penalizuar nga dëmtime disa dëmtime.



