
Situata e vështirë e Chelseat besohet se do të ndikojë edhe në vendimarrjen e lojtarëve më të rëndësishëm dhe prej kohësh tentativat kanë filluar .
Kepa Arrizabalaga me shumë gjasa do ti japë lamtumirën ‘’ Stamford Bridges ‘’ në fundin e sezonit dhe për spanjollin është futur në garë edhe Barcelona .
Lazio e ka marrë sinjalin se do ta ketë shumë të vështirë dhe në krahun tjetër katalanasit vijojnë të mos ndalen , rrugë të cilën deri më tani e kanë bërë siç duhet.
Portieri Ter Stegen si duket do ti japë fund eksperiencës me kuq e blutë të cilët pavarësisht ecurisë pozitive nuk e kanë shmangur kurrsesi situatën e gjermanit dhe për 27 vjeçarin është një thirrje për tu rikthyer në Spanjë , këtë herë me një përmbajtje ndryshe .
Maurizio Sarri vijon ta vlerësojë shumë ish nxënësin e tij por me Barcelonën në skenë , objektivi komplikohet vetvetiu për kryeqytetasit .
Konkurrenca me Edouard Mendy-n është një ndër faktorët që ka influencuar në rendimentin e Kepa Arrizabalagas dhe ‘’ Los Cules ‘’ s’duan ta humbasin këtë shans sepse i njohin shumë mirë cilësitë e tij për arsye të së kaluarës tek Athletic Bilbao.
15 sfida , 1200 minuta të luajtura dhe 10 gola të pësuar nuk kanë shkaktuar shumë entuziazëm tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe Barcelona është përpara një lojtari që pavarësisht se ka mbetur disi në prapavijë, konsiderohet një alternativë cilësore për kuadratin e bardhë .



