Infantino i dërgon letër Dukës: I tronditur, keni mbështetjen e futbollit ndërkombëtar

Infantino i dërgon letër Dukës: I tronditur, keni mbështetjen e futbollit ndërkombëtar

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka dërguar një letër presidentit të FSHF, Armand Duka, pas shpërthimit të një sasie tritoli në shtëpinë e këtij të fundit.

Infantino i ka shprehur mbështetjen dhe solidarizimin e tij, Dukës, ndërsa në letër thotë se ka mbështetjen e futbollit ndërkombëtar.  

LETRA E INFANTINO:

I dashur President

Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje.

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë.

Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë.

I juaj sinqerisht,

Gianni Infantino

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy