Antony në radarët e dy gjigantëve

Antony në radarët e dy gjigantëve

Rëndësia e fituar tek Ajax Amsterdami është përkthyer në një interes masiv për sulmuesin Antony. 21 vjeçari vijon të konsiderohet një emblemë tek hollandezët por si shumë të tjerë , gjërat kanë ndryshuar sepse të mëdhatë nuk kanë harruar ti trokasin në derë . 

Me të mbërritur nga Sao Paolo në verën e 2020-tës kundrejt  15 milionë eurove Antony fitoi shumë shpejt eksperiencë në kontinentin e vjetër duke përfaqësuar një ndër skuadrat me më shumë histori dhe rezultatet ishin të menjëhershme për  brazilianin. 

Real Madridi dhe Barcelona tentuan ta largonin nga ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ por me kalimin e kohës  Chelsea dhe Manchester United nuk donin ta linin me kaq sepse Antony meriton vlerësimin maksimal dhe është në momentin ideal për të bërë hapin e ëndërruar.  

Marrëdhëniet e hollandezëve sidomos me spanjollët janë të shkëlqyera por si gjithmonë problemi në këtë histori është kontrata  që i përfundon në qershorin e 2025- sës  dhe Ajaxi kërkon një shumë të majme për ta larguar.

Përpos talentit , 25 sfida , 11 gola dhe 8 asiste janë statistika që kanë shkaktuar një impakt të madh tek pretendentët dhe sigurisht në këtë kontekst Antony e ka justifikuar interesin e tyre  duke i dhënë një tjetër përmbajtje të ardhmes .

Në njëfarë mënyre braziliani e ka të siguruar vijimësinë por mbetet për tu parë se si do të vijojnë negociatat për një sulmues që premton shumë i cili ka shanse reale për tu bërë protagonist gjatë merkatos së ardhshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy