Opsionet e Asensios për të ardhmen

Opsionet e Asensios për të ardhmen

  Shanset e Marco Asensios për të qëndruar edhe më gjatë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ janë pothuajse të zeruara dhe gjatë kohëve të fundit po mendohet për destinacionin ideal të spanjollit.

26 vjeçari vijon të mos e gjejë rrugën e përbashkët me drejtuesit e Real Madridit , kontrata e të cilit përfundon në 30 qershorin e 2023-shit dhe si duket  largimi nga kreqytetasit është një fakt tashmë .

‘’ Galaktikët ‘’ sipas ‘ Marcas ‘ e kane vlerësuar me 30 milionë euro mesfushorin e ‘’ La Furia Rojas ‘’, për të cilin pretendentët janë potentë .

Fillimisht Milani dhe Arsenali nisën ofensivën për transferimin e Marco Asensios por edhe Newcastle United dhe  Juventusi i janë bashkuar kësaj historie sepse komponenti i ‘’ La Furia Rojas ‘’ është një lojtar cilësor pavarësisht se nuk i ka ecur tek ‘’ Los Blancos ‘’ për faktin se konkurrenca sa vjen edhe ashpërsohet .

Opsionet e Marco Asensios janë me të vërtetë interesante sepse ekipet në fjalë përveç Newcastles gjithmonë kanë luftuar për trofe të rëndësishëm por duhet ritheksuar se anglezët janë momentalisht ekipi më i pasur i planetit dhe do të tentojnë të shkaktojë një risi në Premier League në sezonin vijues e më pas të sfidojnë më të mirët e Europës në kompeticionet përkatëse.

Eksperienca tek ‘’ Los Merengues ‘’ sigurisht i ka shërbyer ishi-t të Mallorcas për të qenë në lartësinë e duhur nëse do të largohet nga Madridi dhe më këto opsione , e ardhmja parashikohet ndryshe për mesfushorin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy