Roma në ndjekje të Iscos

Roma në ndjekje të Iscos

Konfirmimi i largimit të Iscos  në datën 30 qershor nuk ka mbetur pa u vënë re nga një rival tejet i fortë i Serisë A .

Roma e Jose Mourinhos do të tentojë ta afrojë mesfushorin në një ndër kampionatet më prestigjozë të Europës me qëllimin që ta ndihmojë për të rifituar vlerat e humbura .

‘’ Verdhekuqtë ‘’ vinë pas një suksesi historik me fitimin e Conference Leagues.

Përfundimi i kontratës me Real Madridin nënkupton një avantazh për kryeqytetasit të cilët do të përfitonin transferimin e ishi-t të Malagas në ‘’ Olimpico ‘’ me parametër zero , lojtar që nuk u vlerësua aq sa duhet nga Carlo Ancelotti pavarësisht se italiani arriti fitimin e La Ligas dhe Champions Leagues me ‘’ Galaktikët ‘’.

Pjesëmarrja në Europa League sezonin vijues imponon dyfishimin e forcave për italianët , të cilët do ta fillojnë kompeticionin e dytë për nga rëndësia me etiketën e kampionit në Conference League por me Jose Mourinhon në stol koha e tregoi se objektivat mund të arrihen . 

Për më tepër  me kreativitetin e tij , Isco Alarcon mund të rezultojë një faktor kyç në ofensivën e Romës dhe natyrisht do të kishte privilegjin të drejtohej nga një trainer i suksesshëm, fakt që mund ta ndihmojë për të qenë përsëri determinant dhe të impresionojë me një ekip elite.

Fitimi i këtij kompeticioni konceptohet një avantazh shumë i madh për luzitanin sepse në njëfarë mënyre i detyron drejtuesit ti plotësojnë çdo kërkese sepse objektivi i përbashkët është vijimi i kësaj rruge e cila e ka lartësuar emrin e ‘’ Ujqërve ‘’.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy