Situata në Ukrainë, Mihajlovic kujton të kaluarën dhe braktis konferencën i përlotur (VIDEO)

Situata në Ukrainë, Mihajlovic kujton të kaluarën dhe braktis konferencën i përlotur (VIDEO)

Trajneri i Bologna, Sinisa Mihajlovic, doli në konferencë për shtyp, para sfidës me Salernitana, por e braktisi atë i përlotur.

Teksa iu përmend situata në Ukrainë nga sulmet ruse, trajneri serb kujtoi të kaluarën e tij, gjatë luftës në Jugosllavi.

“Lexova një fjali që thoshte se të pasurit bëjnë luftë, por janë të varfërit janë ata që vdesin. Jam i bindur se lufta nuk mund dhe nuk duhet të jetë mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve. Më kujtohet kur ishte luftë në vendin tim, ne fituam Kupën e Evropës dhe kishte luftë. Pastaj kur fitova kampionatin me Lazion, ata ishin ende duke bombarduar. Këto janë problemet reale.

Gjithmonë kam shpresuar që stërvitjet apo ndeshjet e mia të zgjasin 24 orë, sepse vetëm në ato momente nuk mendoja për bombardimet dhe luftën. Vetëm në ato momente isha i lumtur. Ndonjëherë nuk dëgjoja prindërit e mi për javë të tëra, nuk e dija nëse ata ishin ende gjallë. Kur pashë avionët të largoheshin, thirra nënën time dhe i thashë të fshihej në bodrum. Të gjithë duhet të përpiqemi të japim një kontribut dhe të shpresojmë që të përfundojë së shpejti.”, tha Mihajlovic.

Pas kësaj, tekniku i Bologna e ndali konferencën e tij dhe u largua i përlotur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy